UEFA e ka dënuar Manchester Cityn për shkak të problemeve që kishin bërë tifozët e klubit anglez në ndeshjen ndaj Dinamo Zagrebit, transmeton zeri.info, përcjellë gazeta Koha. Tifozët anglezë kishin hedhur gjësende në fushë. Ata gjithashtu kishin pasur përplasje me tifozët e Dinamo Zagrebit. Kështu që, shtëpia evropiane e futbollit ka vendosur që ta dënojë Manchester Cityn me 14 mijë euro.