UEFA akuzon Ramosin për karton të qëllimshëm

8

UEFA ka akuzuar formalisht kapitenin e Real Madrid Sergio Ramos për marrjen me dashje të kartonit të verdhë për të kontrolluar momentin e pezullimit me një ndeshje në Champions League. UEFA thotë se paneli disiplinor do ta gjykojë çështjen ditën e enjte.

Ramos rrezikon një tjetër ndeshje pezullim, që i bie të humbasë edhe ndeshjen e parë të çerekfinales nëse Real kalon Ajax në fazën e 1/8-ave. Ai ka provokuar një karton të verdhë në minutën e 90-të të ndeshjes, i treti në kompeticion, pasi Madridi mori kryesimin 2-1 në ndeshjen e parë në Amsterdal dy javë më parë. UEFA mund të shtojë një tjetër ndeshje pezullim çka do të detyronte lojtarin të humbiste një sfidë të rëndësishme.

Comments are closed.