Nëse dikush është pronar i kapaciteteve në mjedis rural ose ofron shërbime si ushqim tradicional përmes të cilave promovohet turizmi rural, me plotësimin e formularit http://rural.mk/ do të bëhet pjesë e ofertës së parë turistike në mjediset rurale në Maqedoni. Baza e të dhënave që do të krijohet, do të jetë publikisht e qasshme në ueb faqen e Koalicionit rural.
Kjo është pjesë e projektit “Zhvillimi strategjik i turizmit rural – bazë për lidhje komplementare dhe plotësimi të politikave industriale dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Republikës së Maqedonisë”. Projekti filloi në shkurt, ndërsa do të realizohet deri në korrik të vitit 2018.