Shkup, 30 qershor – Ueb faqja “fitr.mk” e Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik (FIZHT) ishte cak i sulmit të hakerëve të dielën, më 28 qershor, dhe në orët e mëngjesit të së hënës, më 29 qershor.
Sulmi, siç kumtoi FIZHT-ja, është vërejt gjatë ndërhyrjes së ekipit teknik për të riparuar pasojat dhe për të rikthyer funksionimin e faqes. Më pas, menjëherë u raportua në Departamentin për krim kompjuterik në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Gjatë ditës, pritet inspektim nga zyrtarët si dhe veprime të mëtejshme.
Për shkak të vështirësive në aplikim, si dhe interesit jashtëzakonisht të lartë të ndërmarrjeve vendase, FIZHT-ja vendosi të vazhdojë afatin e paraqitjes së aplikimeve deri më 03.07 (të premten), deri në orën 14.00.