Shkup, 26 shkurt – Nga vendosja e dy udhëzimeve të reja “Urgjent 24” dhe “Udhëzim pa termin” më 23 shkurt në suaza të versionin të ri të Sistemit nacional për evidenca elektronike në shëndetësi “Termini Im” është konstatuar se ka raste ku ekziston dyshimi që ka të bëjë me rregullshmërinë e udhëzimit me “Urgjent 24”. Analizohen shkaqet përse u është dhënë udhëzimi “Urgjent 24” pacientëve, ndërkaq që ka pasur termine për kontroll, njofton gazeta KOHA.
Këtë sot e theksoi këshilltarja në Drejtorinë për shëndetësi elektronike, Zhaklina Çagoroska, e cila tha se do të ndërmerren masa në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Inspektoratin shtetëror sanitar dhe shëndetësor, me kontrollin në FSSHM, Odën e mjekëve… që të ndiqen rastet e këtilla nëse ata konsiderojnë se ka ndonjë parregullshmëri të reagohet. Në numrin e telefonit 15444 dhe në e-mailin [email protected] mund të paraqiten probleme.
“Urgjent 24” jepet nëse mjeku i cili kryen kontroll konstaton se pacienti, për shkak të gjendjes së tij (rrezik për jetë/gjendje urgjente) është e domosdoshme të kontrollohet nga specialisti, përkatësisht subspecialisti apo t’i kryhet procedurë e caktuar diagnostike në afat prej 24 orëve, ndërsa “Udhëzimi pa termin” përdoret në rast kur pacienti ka nevojë për kontroll, lidhur me realizimin e të drejtës së caktuar dhe kontrolli duhet të kryhet në shtatë ditët në vijim. Ky lloj i udhëzimit do të përdoret nëse në institucion, ku udhëzohet pacienti, nuk ekziston termin i lirë në shtatë ditët në vijim për të ashtuquajturin termin të rregullt.
Ajo tha se dje janë dhënë mbi 96.000 udhëzime për specializime të ndryshme, procedura diagnostike dhe hulumtime laboratorike dhe mbi 86.000 reçeta, raporton gazeta KOHA.
“Gjatë ditës së djeshme janë dhënë mbi 4.500 udhëzime të këtij lloji prej të cilave 2.700 janë “Urgjent 24”, prej tyre mbi 1.000 janë dhënë nga mjeku amë dhe rreth 1.900 të llojit “Udhëzim pa termin”, mbi 1.600 prej të cilave nga mjeku amë. Këto numra do t’i ndjekim dhe do të analizohen, do të ndiqet nëse sistemi funksionon në këtë mënyrë në të cilën është paraparë përkatësisht nëse këto udhëzime jepen për ato nevoja për të cilat ishin dedikuar”, tha Çagorska.
Numër më të madh të udhëzimeve të dhëna “Urgjent 24” ka pasur për incizim RTG, mjekësi interne, infektologji, ortopedi, pacientët më të shumti janë udhëzuar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” dhe në spitalet e përgjithshme në qytet, ndërsa më së shumti për hipertension esencial (primar), dhimbje abdominale dhe pelvike, lëndime sipërfaqësore të kyçit dhe këmbës, bronkit akut, por edhe për kontroll të përgjithshëm për hulumtim të personave pa vështirësi apo diagnozë të cekur…
Numër më të madh të udhëzimeve të dhëna “Udhëzime pa termin” ka pasur në Klinikën universitare për radiologji dhe në spitalet e përgjithshme në qytet, më së shumti për mjekësi specialiste interne, RTG, ortopedi, urologji dhe atë për hipertension esencial (primar) diabet melitus tipi 2, dhimbje abdominale dhe pelvike, bronkit akut…
Çagoroska theksoi se risitë e vendosura kanë të bëjnë me vendosjen e mundësisë: të bashkangjitet rezultati nga mikrobiologjia dhe patologjia në udhëzimin e dhënë, të jepet paraqitje elektronike për vdekje të cilën së shpejti do ta lëshojnë në produksion, për futje të historisë gjinekologjike dhe obstetrike për pacientet të cilat janë në këto reparte në të gjitha institucionet shëndetësore, si dhe të evidentohen formularët ligjor nga ana e mjekëve privat të cilët nuk janë pjesë e rrjetit të institucioneve shëndetësore.
“Së shpejti me komisionet të cilat do të formohen për ndjekje të mënyrës së udhëzimit do t’i analizojmë të dhënat. Gjatë ditës së nesërme do t’i dëgjojmë vërejtjet e Odës së mjekësve dhe FSSHM-së. Problemet teknike që u paraqitën gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar”, tha Çagorska.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se qendrat urgjente janë në disponim për cilën do gjendje urgjente dhe se atje pacientët nuk duhet të vijnë me udhëzim. “Mbetet obsioni që kurdo që të vijë pacienti, nëse duhet të kontrollohet menjëherë, për shembull në toksikologji mjeku mundet menjëherë ta fusë si rast urgjent, ndërkaq ato të cilët kanë shtretër ta vendosin në qendër pranimi”, shtoi Çagorska. (koha.mk)