Jo vetëm banderola dhe pankarta në inkurajim dhe solidoraitet për viktimat e tërmetit. Tifozët e Rapid Vjena, kundërshtarët e Sassuolos në UEFA Europa League, në fakt bënë bujë për një tjetër çështje. Më pak prekëse, porse gjithsesi e veçnatë dhe simpatike. Në fakt, në Mapei Stadium të Reggio Emilias, jo të gjithë tifozët austriakë kanë arritur në kohë për të ndjekur dhe asistuar në barazimin 2-2, që skuadra e Rapid Vjenës regjistroi përballë Sassuolos.
Në orarin e pasdites, shumë rezidentë të lagjes Saragozza në Bologna kanë konstatuar një prezencë të konsiderueshme të fanellave bardhejshile përreth stdiumit Dall’Ara. “Çfarë ndeshje ka?”, pyeti njëri prej tyre, që për përgjigje mori në gjuhën gjermane, me tonalitet të sigurtë, se pas pak, pikërisht aty do të luante Rapidi i Vjenës. Por, kangjellat qëndronin ngushtësisht të mbyllura. Në një pikë, më i lëkunduri mes austriakëve hodhi dyshimin: “Po sikur të kemi gabuar stadium?”.
Për të qenë edhe më të saktë, tifozët e Rapid Vjena kishin ngatërruar jo vetëm stadiumin, por edhe qytetin, konkretisht rreth 70 kilometra distancë. Por gjithsesi, Bolonga ishte një destinacion i detyrueshëm për këdo që udhëtonte nga Vjena me tren, ose me makinë, por jo me aeroplan, sikurse kishte bërë vetë ekipi i Rapidit, që me aeroplanin charter është ndalur në aeroportin e Parmës. Kjo ngatërresë ka shpërthyer në rrjetet sociale, madje tani ka edhe një hipotezë për një marrëveshje binjakëzimi mes tifozerisë bolonjeze dhe asaj vjeneze, çka është e justifikuar edhe me bazë historike. (Telesport)