Kurrë nuk ka qenë koha më e mirë për të udhëtuar për në Kanada. Në qoftë se Kanadaja ka qenë në listën e dëshirave për t’u vizituar, atëherë është moment më i mirë për t’i bërë valixhet gati dhe për ta vizituar atë, shkruan The Sun. Kjo është për shkak se një kompani kanadeze hekurudhore do t’ju japë një udhëtim të pakufizuar në të gjithë vendin gjatë muajit korrik për vetëm 150 dollarë. Kjo ofertë vlen për shkak të 150 vjetorit të Pavarësisë së Kanadasë. Udhëtoni në këtë shtet “falas” përgjatë gjithë muajit korrik.