Amber Vanhecke duhej që të shkonte në një ekskursion normal, por i ndodhi krejt e kundërta. Studentja 24-vjeçare ka humbur 5 ditë në shkretëtirë pasi u largua nga vendi i saj Grand Canyon në Shtetet e Bashkuara. Vanhecke nisi turneun e saj përmes maleve dhe si orientim nuk kishte ide më të mirë sesa përdorimin e aplikacionit Google Maps, që përmes GPS i tregon pikën e saktë ku do të vendosej. “Vazhdova rrugën që më thoshte aplikacioni i Google.
Papritur doli një rrugë tjetër në mes dhe atëherë kuptova se nuk ishte rruga e drejtë”, tregon ajo në llogarinë e saj në Facebook. “Unë po e ngisja makinën time për në Havasu Falls nga jugu i Grand Canyon. Pas udhëtimit një pjesë të rrugës, Google Maps më tha që të kthehem në një rrugë më poshtë, e cila më çoi rreth 64 kilometra te autostrada tjetër, ku planifikoja të mbushja makinën, por humba përfundimisht”, tha ajo për një stacion televiziv. Pavarësisht se ishte vetëm dhe larg nga një qendër e ndihmës, ajo tregoi se gjëja e parë që bëri ishte racionimi i ushqimit dhe uji që kishte.
Ajo gjithashtu shkroi mbi një tenxhere duke lënë një mesazh me titull “S.O.S” për të kërkuar ndihmë. Studentja nuk kishte asnjë ide më të mirë sesa t’i publikonte fotot në profilin e saj në Facebook me videot dhe fotot e çdo gjë, duke treguar që ishte gabuar në mënyrë që ata ta dinin se ku ishte. Pas pesë ditësh e humbur, dhe duke kuptuar se askush nuk do të vinte për të, ajo vendosi për të lënë makinën e saj dhe filloi të ecte për të gjetur një sinjal telefoni. Pas disa orësh ajo mundi të komunikojë me 911 dhe kërkoi ndihmë. Jo shumë kohë më vonë ekipet e shpëtimit arritën. Ajo u dërgua menjëherë në spital, ku ishte trajtuar për djegie, dehidratim dhe probleme të gjumit. Fotot e udhëtimit janë bërë trend në Facebook.