Anglia po luan aktualisht Bullgarinë në stadiumin “Vasil Levski” në Sofje. Megjithatë një lajm shumë i keq erdhivpara ndeshjes nga shteti bullgar. Një tifoz i Anglisë i cili kishte udhëtuar për të përkrahur kombëtaren e tij, ka ndërruar jetë ditën e sotme në Sofje.
Sipas raportimeve të fundit, thuhet se tifozi 33-vjeçar ishte gjetur i pafuqishëm në qendër të qytetit. Menjëherë pas kësaj policia ka shkuar për ta marrë personin, të cilin e kanë transportuar direkt në spital. Por, sapo personi ka mbërritur në spital, ka ndërruar jetë, duke ngjallur shumë dyshime për sa i përket vdekjes së tij.
Ka dyshime se 33-vjeçari mund të ketë pasur probleme me tifozët bullgar, teksa menjëherë autoritetet britanike kanë nxituar për të zbardhur ngjarjen e plotë.