Udhëtimi, vetëm apo me miq?

27

Nëse jeni burrë apo grua, mund të udhëtoni shumë mirë vetëm dhe të kënaqeni më shumë sesa kur udhëtoni me të tjerë. Mjafton të keni parasysh disa parime bazë që duhen respektuar. Ja këshillat bazë për të udhëtuar mirë vetëm!

Nëse nuk keni takuar akoma dikë të veçantë, apo po udhëtoni për biznes apo thjesht keni nevojë për një “kohë larg të gjithëve”, udhëtimi vetëm mund të jetë krejtësisht ndryshe sesa të shkosh me një dikë. Në vend që të qëndroni në shtëpi sepse keni frikë të udhëtoni vetë, thjesht veproni gabim. Po ashtu nuk është e thënë që duhet të bëni pjesë në një grup të organizuar për të përjetuar të gjitha eksperiencat më të bukura që mund t’ju ofrojë planeti ynë. Nëse jeni burrë apo grua, mund të udhëtoni shumë mirë vetëm dhe të kënaqeni më shumë sesa kur udhëtoni me të tjerë. Mjafton të keni parasysh disa parime bazë që duhen respektuar. Ja këshillat bazë për të udhëtuar mirë vetëm!

NJIHUNI ME DESTINACIONIN. Falë internetit, asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e thjeshtë për t’u njohur paraprakisht me destinacionin tuaj. Aty mund të merrni informacionet e duhura për sigurinë dhe kulturën e vendit ku do të shkoni.

NJOFTONI TË AFËRMIT. Kërkoni pika aksesi të besueshme, si për shembull një qendër interneti, pranë vendit të fjetjes në mënyrë që të njoftoni rregullisht familjarët tuaj ku ndodheni dhe ku mendoni të shkoni.

TREGOHUNI TË KUJDESSHËM. Siguria juaj dhe mbrojtja e objekteve tuaja personale mund të jenë një objekt i rëndësishëm preokupimi, por jo deri atje sa të kthehet në një paranojë për ju. Mos u vishni si turist: me çantë, aparat fotografik të ekspozuar, flamurin kombëtar, etj. Në çfarëdo rasti tregoni vetëbesim dhe siguri.

TREGOHUNI ME FANTAZI. Është mirë të mos u tregoni të huajve që ju jeni vetëm. Në rast se nuk keni besim tek dikush, është krejt korrekte të mos thoni të vërtetën. Tregohuni njeri me fantazi duke gjetur vende të sigurta si kasafortën e hotelit për të lënë objektet tuaja me vlerë dhe paratë.

KRIJONI MIQËSI ME PROFESIONISTËT. Zbuloni vende të panjohura duke krijuar lidhje me personelin e shërbimit lokal si për shembull me punonjësit e hotelit, rojet e sigurisë, shoferin e taksisë, etj.

KRIJONI MIQËSIRA. Pushimet e zhvilluara vetëm janë një mjet i mirë për të bërë atë që dëshironi, pa asnjë kufizim, por mund të ndjeheni disi të vetmuar. Mund të merrni pjesë edhe në aktivitete fetare të besimit tuaj fetar. Interesi i përbashkët është një pikënisje e shkëlqyer për t’u njohur me njerëzit.

MERRNI PJESË NË AKTIVITETE TË VEÇANTA. Provoni aktivitete që ju nxjerrin nga jeta juaj e zakonshme. Nuk është e nevojshme që të merrni pjesë në aventura ekstreme apo të rrezikshme si për shembull duke ushqyer një peshkaqen me dorë por mund të merrni pjesë në një mbrëmje karaokeje në një lokal.

TREGOHUNI REALIST. Nëse nuk jeni mësuar të punoni vetëm në shtëpi, ndoshta udhëtimi vetëm nuk është i përshtatshëm për ju. Në rast se keni siguri, ndoshta do të ishte më mirë të udhëtoni si fillim me një grup të organizuar. Në rast se keni bërë më parë udhëtime vetëm dhe jeni ndjerë më mirë se asnjëherë tjetër, mos ngurroni! Shkoni për pushime!