Udhëtim në kohë pandemie: Fluturim special që nuk të çon askund

61

Tajvani vazhdon të kujdeset për nevojat e popullatës së saj të uritur për udhëtime duke ofruar edhe një përvojë tjetër aviacioni që në fakt konkretisht nuk ju çon askund . Pas një oferte në korrik, në të cilën publiku ishte në gjendje të kontrollonte dhe të hipte në një aeroplan në aeroportin Songshan të Tajvanit, një kompani ajrore sapo ka përditësuar përvojën e udhëtimit ‘faux’ (fals) duke ofruar një fluturim të vërtetë – për askund.

EVA Air, një nga transportuesit më të mëdhenj në Tajvan, po ofron udhëtimin special në 8 gusht (Dita e babait në Tajvan) për të përmbushur disi nevojën për udhëtime të klientëve të saj. Udhëtimi do të zgjasë rreth tre orë, me fluturimin që do të nisi nga Aeroporti Taipei Taoyuan, dhe më pas do të rrotullohet në qiell përpara se të kthehet në po të njëjtin aeroport. “Tregu ndërkombëtar i udhëtimit është pezulluar për më shumë se gjysmë viti,” thuhet në një njoftim të lajmeve në faqen e internetit të EVA Air. “Thirrjet e qytetarëve për të shkuar jashtë vendit po bëhen më të forta. Për të kënaqur dëshirat e udhëtarëve, EVA Air ka vendosur të prezantojë një ‘përvojë alternative të udhëtimit’ në 8 gusht, ditën e babait.”

Nëse është një ditë me mot të mirë, pasagjerët do të jenë në gjendje të shohin disa zona shumë tërheqëse dhe popullore të Tajvanit, përfshirë ishullin Guishan dhe vijën bregdetare Huadong, si dhe ishujt e tjerë aty pranë. Pasagjerët do të fluturojnë në avionin “super popullor” Hello Kitty Dream. Avioni ka një dekor shumë special dhe të veçantë pasi A330, përmban shumë karaktere Sanrio, përfshirë Hello Kitty, Melody My (Hello Kitty’s BFF), si dhe Kiki dhe Lala të Little Twin Star. Pasagjerët do të akomodohen në disa lehtësira fluturimi me temë Hello Kitty, WiFi falas dhe një sistem argëtimi inflight që zakonisht është i rezervuar për fluturime të gjata. (CNN)

Comments are closed.