Jahmir Hyka nuk ka arritur t’i bashkohej mbrëmë Kombëtares shqiptare të futbollit, sipas planit të udhëtimit që kishte nga SHBA. Futbollisti i përfaqësueses kuqezi ka udhëtuar nga Kalifornia e largët deri në Romë, por aty ka mbetur i bllokuar në aeroport duke kaluar natën në kryeqytetin italian.
Shkak është bërë një grevë e përgjithshme e punonjësve të kompanisë “Alitalia”, me të cilën futbollisti i përfaqësueses kishte planifikuar të udhëtonte drejt vendit tonë. Ai ka qëndruar për disa orë në aeroport, para se t’i saktësohej nga FSHF se udhëtimi i ri i tij drejt Shqipërisë do të bëhej vetëm sot paradite, ndërsa është sistemuar në hotel për të kaluar natën.
Udhëtim me telashe nga SHBA për Hykën, mbetet i bllokuar në aeroport
Leave a comment