Në aeroplanin e kompanisë ajrore “Air Asia” ka ardhur deri te një incident gjatë fluturimit, kur një udhëtar u përpoq të hapë derën për dalje në raste rreziku, njoftoi sot kompania malajziane. Siç thuhet, bëhet fjalë për 32-vjeçarin Aftab Ahmed nga India, i cili ka lënduar bashkudhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit, të cilët tentuan që ta parandalojnë derisa aeroplani po bëhej gati për aterrim, transmeton AFP.