Një ngjarje interesante ka ndodhur në aeroplanin e Transavia Airlines. Gjatë relacionit Dubai-Amsterdam, pilotit i është dashur të bëjë ulje emergjente në Vjenë, pasi aty brenda kishte plasur një zënke.
Siç raportojnë mediat holandeze, e gjitha ndodhi sepse një udhëtar nuk po ndalonte së lëshuari gazra dhe të dy udhëtarët që ishin të ulur afër tij nuk mund ta duronin erën.
Ata edhe pse i kishin treguar stjuardesave, raportohet se ato nuk kishin ndërmarrë asgjë. Pasi zënka eskaloi, të dy udhëtarët u hoqën nga aeroplani në Vjenë.