Tokio, 13 shkurt – Shërbimet shëndetësore japoneze planifikojnë t’i transferojnë turistët nga anija “Dajmond Princes” në objektet e karantinës në Japoni në një kohë kur është konfirmuar se në anije ka edhe 44 raste të tjera të personave të infektuar, transmeton gazeta KOHA.
Në fazën e parë, do të transferohen të ftuarit më të rrezikuar, përfshirë të moshuarit që kanë pasur më parë simptoma.
Shërbimet shëndetësore japoneze do t’i testojnë udhëtarët dhe do t’i transferojnë në spitalet lokale nëse janë pozitivë në koronavirusin e ri.
Udhëtarët të cilët nuk janë të infektuar do të transferohen në një objekt karantine ose mund të qëndrojnë në anije deri në fund të periudhës së karantinës, kumtuan nga kompania.
Numri i të infektuarve në anije është rreth 200 persona.(koha.mk)