Athinë, 15 janar – Viti i kaluar 2018, ishte njëri ndër vitet më produktive në historinë e marrëdhënieve greko-amerikane, vlerësoi përfaqësuesi i lartë amerikan në brifing në metropolin grek, transmeton ANA-MPA.
Duke folur para shumë gazetarëve grekë, diplomati amerikan konkretisht ka theksuar se në marrëdhëniet midis të dyja vendeve vitin e kaluar është bërë progres në tregti, siguri dhe mbrojtje. Duke vazhduar në frymën e njëjtë, ai ka dërguar porosi se të dyja shtetet duhet ta shfrytëzojnë edhe momentin në marrëdhëniet e tyre dypalëshe.
“Përkushtimi amerikan në marrëdhëniet me Greqinë bazohen në interes të përbashkët”, deklaroi ai.
Sipas tij, SHBA-ja edhe më tej do të mbetet e angazhuar në Maqedoni dhe do të vazhdojë të punojë në drejtim të “implementimit gjithëpërfshirës të Marrëveshjes së Prespës”, duke shtuar se Uashingtoni pret që “Greqia të luajë rol shumë të rëndësishëm në Maqedoni”.
Duke folur konkretisht për benefitet e Marrëveshjes së Prespës, përfaqësuesi amerikan deklaroi se në vendin e tij Greqi shihet “si vend i cili eksporton stabilitet dhe besim në rajonin më të gjerë” dhe shprehi mendim se pikërisht Greqia është fituesi i vërtetë me Marrëveshjen e Prespës, si në pikëpamje të përfitimeve që do t’i ketë pas implementimit të saj të plotë, ashtu edhe në pikëpamje të zgjidhjes së çështjes së emrit, por edhe për shkak të potencialit që të arrijë hapa pozitiv shtesë në marrëdhëniet me Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.
I pyetur çfarë do të pasojë pasi do të përmbushen dispozitat e Marrëveshjes së Prespës, diplomati amerikan deklaroi se “SHBA-ja menjëherë do ta njohin fqinjin e tyre verior si Republika e Maqedonisë së Veriut dhe se pret se edhe shumica e vendeve do të veprojnë në mënyrë të njëjtë, siç qytetarët e këtij vendi e kanë bërë këtë zgjedhje përmes mekanizmave të tyre ligjorë, sovranë dhe demokratikë.