I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Venezuelë, Eliot Ejbrams deklaroi se SHBA-ja nuk përgatit aksione ushtarake kundër Karakasit.
Ai, megjithatë, pranoi se SHBA-ja vazhdon me shqyrtimin e mundësive për përdorimin e forcës ushtarake ndaj qeverisë së Nikolas Maduros.
“Ne vazhdojmë të flasim dhe do ta bëjmë atë derisa të shqyrtohen variante të ndryshme për aksion”, tha ai.
Ejbrams i komentoi edhe deklaratat e shefit rus të Diplomacisë, Sergej Lavrov, i cili thotë se SHBA-ja po përgatit aksione ushtarake në Venezuelë.
“Nuk mendoj se Lavrov me të vërtetë mendon se po tentojmë ta bëjmë këtë, pasi ne nuk tentuam ta bëjmë këtë”, deklaroi Ejbrams.
Ai shtoi se SHBA-ja zbaton politikë të presionit ekonomik, financiar, politik dhe diplomatik ndaj regjimit në Venezuelë dhe i japin përkrahje liderit opozitar, Huan Guaido. (koha.mk)