Uashington, 17 qershor – Greqia dhe Maqedonia nënshkruan marrëveshje e cila nëse ratifikohet, do ta zgjidh kontestin me trdekadësh për emrin e Maqedonisë, publikoi sot “Uashington post”.
Gazeta thekson se trekëndëshi i cili i ndan Greqinë, Maqedoninë dhe Shqipërinë, fshati Psarades në Liqenin e Prespës nga ana greke, është vendi i cili është zgjedhur në mënyrë simbolike për nënshkrimin e marrëveshjes sipas së cilës fqinji verior i Greqisë do të emërohet në Maqedoninë e Veriut, njofton korrespondenti i MIA-s nga SHBA-ja.
“Liderët e dy vendeve treguan se ky hap e shënon fillimin e marrëdhënieve më të afërta dhe miqësore dhe është shembull për të gjithë popujt në Ballkan. Marrëveshja gjithashtu është mundësi që Maqedonia të bashkohet në NATO dhe në BE”, thekson gazeta.