Uashington, 28 shtator – E përditshmja amerikane “Uashington Post” njoftoi sot se mbështet kandidatin demokrat, Xho Bajden në zgjedhjet presidenciale, të cilat do të mbahen më 3 nëntor.
“Uashington Post” e përshkroi ish-nënpresidentin Bajden, 77 vjeç, në editorial si “jashtëzakonisht të kualifikuar dhe, i cili me temperament dhe përvojë, është i aftë për t’u përballur me sfida kolosale” gjatë katër viteve të ardhshme.
Gazeta në vitin 2016, e mbështeti kandidaten demokrate, Hillari Klinton.
“Uashington Post” thekson se autoritarizmi është në rritje në botë, ndëra demokracia po tërhiqet, ndërkaq planeti është në rrezik të ndryshimit të klimës, dhe të gjitha këto kriza Tramp “i krijoi, forcoi ose injoroi”.
“Që ta dëbojmë presidentin më të keq të kohëve moderne, numër i madh i votuesve mund të jenë të gatshëm të votojnë për këdo”, thekson “Uashington Post”, duke theksuar se zgjedhjet ishin kryesisht referendum për Trampin 74 vjeçar.
Gazeta rikujton në ardhjen e Barak Obamës dhe Bajdenit në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009 në kulmin e krizës ekonomike dhe financiare dhe rolin e zëvendëspresidentit të SHBA-së në negociatat midis republikanëve dhe demokratëve në Kongres për planin për të shpëtuar ekonominë.
“Uashington Post”, në pronësi të Xhef Bezos, thotë se Bajden është më i aftë të pozicionojë SHBA-në si rival kapitalist të Kinës dhe në të njëjtën kohë të krijojë aleanca ndërkombëtare.
Deri më tani, “Çikago Tribjun” dhe “Los Anxheles Tajms” kanë mbështetur Bajden, ndërsa “Nju Jork Tajms” ende nuk ka komentuar. Bajden gjithashtu mori mbështetje nga republikanët e cekur, si dhe nga të personat e famshëm.