Uashington, 5 tetor – Gazeta “Uashington post” sot botoi një faqe të zbrazët në shenjë solidariteti me gazetarin e tij dhe shkrimtarin nga Arabia Saudite, Xhamal Kashogi, i cili u zhduk gjatë vizitës së Konsullatës saudite në Stamboll.
Në faqen e zbrazët të botuar në gazetën amerikane shkruan vetëm “zëri i zhdukur”.
Bordi drejtues i gazetës i bëri thirrje princit saudit Mohamed Bin Salman të garantojë se Kashogi “është i lirë dhe në gjendje për të vazhduar punën e tij”.
Kashogi jeton në mërgim në SHBA dhe shkruante tekste ku e kritikonte princin saudit. Ai u zhduk të martën gjatë vizitës së Konsullatës, prej ku theksojnë se është larguar nga ndërtesa që është në kundërshtim me pohimet e zyrtarëve turk, se Kashogi edhe më tej gjendet në atë objekt.