Uashington, 30 shtator – Administrata e presidentit amerikan Donad Tramp i heton mesazhet elektronike të dhjetëra funksionarë të lartë të tanishëm dhe të mëparshëm të Stejt Departamentit, të dërguara në e-postën private të Hilari Klintonit ku ajo ishte sekretare shtetërore, bënë të ditur funksionarë të tanishëm dhe të mëparshëm të Stejt Departamentit.
Hetuesit e Stejt Departamentit disa javëve të fundit kanë konstatuar me rreth 130 nëpunës, duke i përfshirë edhe ata të cilët drejtpërdrejt i janë përgjigjur Klintonit, si dhe me funksionarë më të ulët, të cilët në një moment të caktuar i kanë dërguar e-postë Klintonit.
Sipas letrave, në të cilat ka pasur shqyrtim “Uashington post”, hetuesit i kanë njoftuar se e-posta që e kanë dërguar para disa viteve kanë qenë e klasifikuar në mënyrë retroaktive dhe se tani paraqet “shkelje potenciale të sigurisë”.
Përfaqësues zyrtarë të Stejt Departamentit bënë të ditur se ndjekin protokoll standard në hetim, që ka filluar ditëve të fundit për administratën e ish-presidentit Barak Obama dhe se tani po i afrohet fundit.
“Kjo nuk ka kurrfarë lidhje me atë kush është në Shtëpinë e Bardhë”, tha një funksionar i lartë i Stejt Departamentit, i cili kërkoi të mbetet anonim, duke shtuar se nevojiten rreth tre vjet që të shqyrtohen mbi miliona e-posta.