Uashington, 29 janar – Gazetarja e cila u suspendua nga vendi i punës në “Uashington post” për shkak të kumtesës “së dëshpëruar dhe të parakohshme” në Tuiter për veprat penale të Kobit Brajant, është kthyer në punë, kumtuan sot nga gazeta.
Nga atje bëjnë të ditur se menaxhmenti i gazetës ka kryer revizion të brendshëm dhe ka përfunduar se “edhe pse kanë qenë të shkruara për fat të keq” tuitet e gazetares në redaksinë për politikë, Felicija Sinmez, “nuk e kanë prishur saktë dhe drejtpërdrejt politikën tonë për rrjetet sociale”.
Incidenti ka ndodhur të dielën pasi u kuptua se aksidenti tragjik me rrëzimin e helikopteri ku jetën e humbën basketbollisti i NBA-së Kobi Brajant, vajza e tij dhe edhe shtatë persona të tjerë.
Gazetarja në Tuiterin e saj vendosi link me kronikën e portalit “Dejli bist” nga viti 2016. Në kronikë flitet për vepër penale e cila kundër Brajantit është ngritur në vitin 2003. Atëherë, një 19 vjeçare punonjëse në hotel në Kolorado e akuzoi sportistin për abuzim, por refuzoi të shkojë në gjykatë për dëgjim. Vetë Brajanti e pranoi fajin e tij me pretendim se gabimisht ka kuptuar marrëdhënie seksuale midis tyre ka qenë e pranuar reciprokisht. Basketbollisti pastaj publikisht kërkoi falje për veprimet e veta. Rasti u mbyll me marrëveshje jashtëgjyqësore që ishte i pakapshëm për opinionin. Disa media spekulojnë se sipas marrëveshjes, vajza ka marrë 2,5 milionë dollarë dëmshpërblim.
Menjëherë pas tuitit të publikuar, Somnezi ka marrë shumë kërcënime të cilat ajo i ka regjistruar në rrjetet sociale, edhe krahas kësaj nga gazeta ka marrë largim të përkohshëm nga puna.
Por kolegët e saj nga redaksia dhe anëtarë të sindikatës së “Uashington post” dolën në mbrojtje të koleges së tyre, duke kërkuar nga edicioni jo vetëm që menjëherë ta kthejë në punë por dhe ta mbrojë nga kërcënimet e vazhdueshme.