Uanda Nara nuk mund t’i shmangej pyetjeve për derbin e Italisë mes Juventusit dhe Interit. Bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e argjentinasit, është shprehur se Ikardit nuk i ka munguar kjo ndeshje, mbase ty thotë Uanda duke iu referuar gazetarit.
Ndërsa, për të vënë në pah rëndësinë e sulmuesit theksoi statistikat e tij kundër bardhezinjve. “ Sa i përket ndeshjes, në pjesën e parë Interi mund të bënte diçka më shumë.
A i mungoi kjo ndeshje Mauros? Atij nuk i ka munguar, mbase të ka munguar ty. Të ka munguar në kampionat dhe në Champions League. Sepse Ikardi ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje kundër Juventusit”, u shpreh Uanda Nara.