U zgjodhën 26 kryetarë të komunave në raundin e parë
Sipas përpunimit të 100 për qind të të dhënave nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në Zgjedhjet e djeshme lokale në raundin e parë janë zgjedhur 31 kryetarë komunash, nga të cilët për një nuk është plotësuar cenzusi apo pragu i pjesëmarrjes. Ende nuk janë përpunuar 100 për qind e votave për komunat Aerodrom, Gjorqe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Resnjë dhe Qendër, si dhe për Qytetin e Shkupit.
Në komunën e Haraçinës, nga 100 për qind e fletëve të përpunuara, kandidati i BDI -së fitoi 44.23 për qind të votave, dhe LSDM -ja dhe koalicioni 39.14 për qind, që do të thotë se do të ketë balotazh.
Në Berovë, fitues është kandidati i LSDM -së dhe koalicionit, Zvonko Pekevski me 51.25 për qind të votave.
Në Manastir në balotazh apo në raundin e dytë do të jenë kandidatët e VMRO-DPMNE-së me 42.83 për qind të votave dhe kandidati i LSDM-së me 39.3 për qind të votave.
Kandidati i LSDM -së Blazhe Shapov fitoi në Bogdanci me 50.70% të votave.
Në Bogovinë në raundin e dytë do të dalin, kandidati i BDI -së me 47.29 për qind dhe Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa me 27.54 për qind të votave.
Në Bosilovë, fitues është kandidati i VMRO-DPMNE me 58.33% të votave.
Në Bërvenicë, do të ketë balotazh midis kandidatëve të VMRO –DPMNE-së me 29.67 për qind të votave dhe grupit të votuesve – Enver Pajaziti me 19.07 për qind.
Në Butel, fitues është kandidati i VMRO-DPMNE me 52.79 për qind të votave.
Në Vallandovë, kandidati i LSDM -së fitoi me 57.73% të votave.
Në Vasilevë, kandidatët e VMRO-DPMNE dhe LSDM shkojnë në balozazh me 48.81 dhe 47.94 për qind të votave.
Në Vevçan do të ketë raund të dytë mes kandidatëve të VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së të cilët fituan përkatësisht 49.68 dhe 44.69 për qind të votave.
Në Veles ka fituar kandidati ni VMRO-DPMNE Marko Kolev me 51,63 për qind të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së, Mile Petkov fitoi në Vinicë me 54.74% të votave.
Në Vrapçishtë, shkojnë në balotazh kandidatët e AA dhe Alternativa dhe BDI me 41.38, respektivisht 34.58 për qind të votave.
Kandidatët e VMRO-DPMNE dhe LSDM do të shkojnë në balotazh në Gjevgjeli me 47.11 për qind dhe 34.69 për qind të votave.
Në Gazi Babë ka fituar në kandidati i VMRO-DPMNE Boban Stefkovski me 60,07 për qind të votave.
Në Gostivar do të ketë raund të dytë mes kandidatëve të AA dhe Alternativës dhe BDI të cilët fituan 49.88%, respektivisht 41.84% të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së Kiro Nackov fitoi në Gradsko me 55.66 për qind të votave.
Kandidatët e AA dhe Alternativës dhe BDI do të shkojnë në balotazh në Dibër me 49.69 dhe 46.15 për qind të votave.
Në Debarcë në balozazh shkojnë kandidatë nga grupi i votuesve – Zoran Nogaceski me 36.96 për qind të votave dhe kandidati i LSDM -së me 34.36 për qind të votave.
Në Dellçevë, fitoi kandidati i LSDM –së, Goran Trajkovski me 51.14 për qind të votave.
Kandidatët e LSDM-së me 48.59 përqind dhe VMRO-DPMNE me 47.59 përqind të votave do të shkojnë në balotazh në Demir Kapi.
Në Demir Hisar në raundin e dytë do të garojnë kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së me 47.37 për qind të votave, respektivisht 46.92 për qind.
Në Dojran fitoi kandidati i LSDM -së Ango Angov me 53.21 për qind të votave.
Në Dollnen shkojnë në balotazh kandidatët e BDI -së me 28.56 për qind të votave dhe LSDM -së me 21.22 për qind të votave.
Në Zhelinë, në raundin e dytë do të përballen kandidatët e BDI -së dhe BESA -s me 46.63 dhe 42.09 për qind të votave.
Në balotazh shkojnë edhe kandidatët e VMRO-DPMNE-së me 45.4% të votave dhe LSDM-së me 44.3% në Zelenikovë.
Kandidati i VMRO-DPMNE, Borço Kocev fitoi në Zërnovc me 54.54% të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Georgievski fitoi në Ilinden me 53.4 për qind të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së Dimitar Kostadinoski fitoi në Jegunoc me 50.4 për qind të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE fitoi në Kavadar me 72.35 për qind të votave.
Në Karbinc fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Viktor Paunov, me 59.4 për qind të votave.
Në Kërçovë do të shkojnë në balotazh kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së me përkatësisht 38.42 për qind dhe 37.3 për qind të votave.
Kandidatët e LSDM dhe VMRO-DPMNE do të shkojnë në Konçe në raundin e dytë me 46.83 dhe 41.56 për qind të votave
Në Koçan në balotazh do të jenë kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së me respektivisht 48.16 dhe 45.3 për qind të votave.
Kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së do të shkojnë në Kratovë në rrethin e dytë me respektivisht 48.89 dhe 29.71 për qind të votave.
Në Kriva Pallankë, fitoi kandidati i LSDM –së, Sashko Mitovski me 54.75 për qind të votave.
Në Krivogashtani fitoi kandidati i LSDM -së Nikollçe Miskoski me 50.83 për qind të votave.
Kandidati i LSDM -së Tome Hristoski fitoi në Krushevë me 52.7 për qind të votave.
Në Kumanovë në rrethin e dytë do të shkojnë grupi zgjedhor Maksim Dimitrievski dhe LSDM me 32,79 për qind të votave të fituara, gjegjësisht 32,74 për qind e votave.
Në Likovë fitoi kandidati i BDI -së Erkan Arifi me 72.59 për qind të votave.
Në Llozovë, shkojnë në balotazh, kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE me 44.78 dhe 27.58 për qind të votave.
Kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së do të shkojnë në rrethin e dytë në Mavrovë dhe Rostushë me 48.15, respektivisht 48 për qind të votave.
Në Makedonska Kamenicë, shkojnë në balotazh, kandidatët e LSDM dhe VMRO-DPMNE me 32.23 dhe 30.41 për qind të votave.
Në Makedonski Brod shkojnë në balotazh, kandidatët e VMRO -DPMNE -së dhe kandidiati i grupit të votuesve – Aco Noveski me 37.39, respektivisht 31.59 për qind të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së Draganço Sabotkovski fitoi në Mogillë me 57.28 për qind të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së Goran Stojanov fitoi në Negotinë me 51.94% të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së Stevçe Stevanovski fitoi në Novaci me 51.29% të votave.
Në Novo Sellë në balotazh janë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së me 48.88 dhe 47.51 për qind të votave.
Në Ohër janë në balotazh, kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së me 48.54, respektivisht 42.05 për qind të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE-së Borce Mitevski fitoi në Petrovec me 63.84% të votave.
Kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE do të shkojnë në Pehçevë në raundin e dytë, me 39.73 dhe 38.72 për qind të votave.
Kandidati i BDI –së, Alija Jaoski fitoi në Pllasnicë me 76.65 për qind të votave.
Në Probishtip shkojnë në balotazh, kandidatët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE me 49.41 për qind dhe 43.99 për qind të votave.
Në Prilep ka fituar kandidati i VMRO-DPMNE Borçe Jovçeski me 58.84 për qind të votave të fituara.
Në Rankovc, në balotazh janë kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së, me 42.6 dhe 38.69 për qind të votave.
Në Radovish në rrethin e dytë do të shkojnë kandidatët e VMRO-DPMNE dhe LSDM me 38,58, gjegjësisht 25,86 për qind të votave.
Kandidatët e LSDM dhe VMRO-DPMNE do të shkojnë në balotazh në Rosoman me 45.38 dhe 37.43 për qind të votave.
Në Saraj fitoi kandidati i BDI –së, Blerim Bexheti me 73.1% të votave.
Në Shën Nikollë fitoi kandidati i VMRO-DPMNE-së, Dejan Vlladev me 51.97 për qind të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE, Stefçe Tërpkovski fitoi në Sopishte, me 65.03 për qind të votave.
Në Nagoriçanin e Vjetër shkojnë në balotazh kandidatët e LSDM-së dhe TMRO-së me 49.56 dhe 26.63 për qind të votave.
Në Strugë janë në balotazh kandidatët e BDI dhe AA dhe Alternativa me 40.5 dhe 34.82 për qind të votave.
Kandidati i LSDM -së Kostadin Kostadinov fitoi në Strumicë me 53.7 për qind të votave.
Në Studeniçan në balotazh janë kandidatët e PDSH -së dhe BDI -së me përkatësisht 38.7 dhe 31.85 për qind të votave.
Në Tearcë janë në balotazh kandidatët e BDI-së dhe AA dhe Alternativa me 40.82 dhe 25.25 për qind të votave.
Në Tetovë janë në balotazh kandidatët e BDI -së dhe BESA -s me përkatësisht 29.04 dhe 27.37 për qind të votave.
Në Qendrën Zhupa, fitoi kandidati i PDTM Arian Ibraim me 71,16 për qind të votave, por atje pjesëmarrja është nën pragun e lejuar.
Në Çair në rrethin e dytë do të shkojnë kandidatët e BDI-së dhe AA dhe Alternativa me 48,9 gjegjësisht 36,98 për qind të votave të fituara.
Në Çashkë janë në balotazh kandidatët e LSDM -së dhe BDI -së me 39.36, respektivisht 33.5 për qind të votave.
Në Çeshinë Obleshevë janë në balotazh kandidatët e VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së me përkatësisht 41.43 dhe 38 për qind të votave.
Në Çuçer Sandevë, do të shkojnë në raundin e dytë kandidatët nga një grup votuesish – Jovan Pejkovski dhe LSDM me 42.22 respektivisht 41.48 për qind të votave.
Në Shtip është zgjedhur kandidati i VMRO-DPMNE-së, Ivan Jordanov me 54.22 për qind të votave.
Në Shuto Orizare, në raundin e dytë janë plasuar kandidatët e LSDM-së dhe PLD/RDM me 37.18 përkatësisht 25.46 për qind të votave.