Kiev, 7 prill – Zjarri i cili shpërtheu para dy ditësh në afërsi të centralit bërthamor Çernobil, u zgjerua sot në rreth 35 hektarë tokë, kumtoi Ministria ukrainase për situata të jashtëzakonshme.
Në shuarje marrin pjesë dy helikopterë Mi-8 dhe një aeroplan An-32P, ndërsa mbi zjarrin tashmë janë hedhur 72 tonë ujë.
Ceket se niveli i radiacionit në Kiev dhe rrethinën e këtij qyteti është në kufijtë e normales.
Paraprakisht policia kumtoi se është arrestuar përgjegjësi për zjarrin, ndërkaq bëhet fjalë për një djalë 27-vjeçar i cili ka djegë mbeturina dhe bar të thatë.(koha.mk)