Sofja, 17 janar – Në Bullgari është zbuluar një grup mashtruesish të cilët me ndihmën e certifikatave të rreme martesore fitonin pasuri të patundshme dhe punë të tjera nga persona të vdekur.
Policia i arrestoi gjashtë persona të cilët për pesë vjet në mënyrë të paligjshme kanë fituar pasuri me vlerë prej 500.000 eurosh.
Midis të arrestuarve është edhe një polic i cili ua gjente informacionet dhe një zyrtar i qytetit nga Sofja. Roli i nëpunësit policor ishte të gjente persona të moshuar ose sapo të vdekur me pasuri të patundshme dhe para të vlefshme, ndërsa nëpunësi i qytetit i fshinte trashëgimtarët e mundshëm dhe lëshonte certifikata martesore të falsifikuara, kumtoi Prokuroria e Krimit të Organizuar.
Njëra nga certifikatat e martesës, gjoja, ishte nxjerrë në Rusi.
Grupi është zbuluar pasi njeri prej tyre, i maskuar si grua, të enjten u përpoq të tërheq 600.000 leva (300.000 euro) nga një bankë në Sofje për të blerë banesë.(koha.mk)