Deputetët në seancën e sotme të tretë kuvendore e votuan Vendimin për themelimin e trupave punues në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Për Vendimin, i cili u parashtrua nga deputetët Goran Minovski, Ejup Alimi dhe Ilija Dimovski, votuan 98 deputetë, të abstenuar dhe kundër nuk kishte.
Paraprakisht përfundoi seanca konstituive kuvendore, në të cilën u zgjodhën kryetari, zëvendëskryetari, anëtarët dhe zëvendësit e tyre të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Seanca për zgjedhjen e qeverisë së re, që filloi dje, duhet të përfundojë më vonë deri në mesnatë kur duhet të votojë për vendimin e propozuar nga mandatari Zoran Zaev me të paktën 61 vota. Në qeverinë e re, sipas propozim vendimit që e dorëzoi mandatari Zaev, ministra kanë LSDM, BDI dhe Aleanca për shqiptarët, të cilët kanë shumicë prej 62 deputetëve në Kuvendin 120 anëtarësh.