Shkup, 28 mars – Gjatë orës policore në lagjen Bunjakovec, rreth orës 16.30 minuta i është vënë flaka disa kontejnerëve. Flakë dhe tym i madh është përhapur në lagje, por për një kohë të shkurtë zjarri i vënë në kontejnerë është shuar. Ora policore sot ka filluar prej ora 16, pesë orë më herët se gjatë ditëve të punës. (koha.mk)