Mbrojtësi i Bayern Munich, Rafinha ka kërkuar falje për kostumin e tij arab gjatë mbrëmjes festive të ”Halloween-it”. Llogaria zyrtare e klubit gjerman në Twitter postoi foto të disa lojtarëve, përfshirë edhe të brazilianit, Rafinha, me kostumet e tyre për festën e djeshme. Postimi në Twitter më pas ishte fshirë. Rafinha e ri-postoi keqardhjen e tij pasi filluan debatet për veshjen e tij. ”Halloween është një festë e frikshme, me kostume të ekzagjeruara”, shkroi ai. ”Nuk ishte qëllimi im që ta hidhëroj askënd”, shkroi Rafinha. 33-vjeçari ishte veshur me një kostum tradicional arab, teksa mbante edhe një kuti me mbishkrimin: ”Kujdes”.