U ulën temperaturat, tani duhet të hani fasule!

27

Në dimër fasulet janë ndoshta ushqimi me i përdorshëm i shqiptarëve. Por duke ditur vetitë shëndetësore që ne marrim prej tyre, ju do të kuptoni se ne nuk jemi populli i vetëm që i konsumojmë shumë. Ato janë të shëndetshme, për arsyet më poshtë:

– Janë të pasura në fibra të tretshme. Fibrat e tretshme ndihmojnë që ne të ndihemi të ngopur, pasi ato ngadalësojnë tretjen dhe shkallën e urisë, deri në momentin që stomaku ynë të ndihet bosh. Kjo sjell përfitime për nivelin e sheqerit në gjak, duke ndihmuar në kontrollin e peshës. Gjithashtu, ato ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit të keq.

– Janë të pasura me proteina. Zakonisht, fasulet kritikohen për përmbajtjen e lartë të proteinave, por realisht nuk është i saktë ky evidentim, pasi në 15 gram fasule të gatuara, ato ofrojnë vetëm 25 për qind të nevojës ditore të organizmit për proteina.

– Përmirësojnë shëndetin. Konsumimi i fasuleve në mënyrë të rregullt ndihmon në përmirësimin e shëndetit në forma të ndryshme. Ato ndihmojnë në kontrollin dhe uljen e rrezikut të diabetit, reduktojnë rrezikun e disa kancereve, ulin nivelin e kolesterolit dhe të triglicerideve dhe ndihmojnë në balancimin e peshës nëpërmjet kombinimit perfekt të proteinave dhe fibrave.

– Të pasura në vlera ushqyese. Krahas të qenit të pasura me proteina dhe fibra, fasulet dallojnë për përmbajtje të elementëve të veçantë si: folat, magnez, hekur dhe kalium.

Comments are closed.