Ish-deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu nuk është zgjedhur nga demokratët për të kandiduar sërish nën siglën e të djathtëve dhe për këtë ka bërë një reagim.
Shehu ka shkruar se ai është pjesë e PD që prej vitit 1990 si një nismëtar, teksa vijon duke shkruar se vendimin për të kandiduar për deputet e kanë tagër vetëm institucione të partisë.
“Pa pasur ndonje rendesi thelbesore te qenit apo jo deputet per veprimtarine time politike, te cilen e kam realizuar qe me 1990 si nje nga nismetaret e PD, si kryetar i saj, minister, deputet, apo pa pasur asnje nga keto ofiqe kudo ku kam qene apo ku jam, dua te nenvizoj se:
1-Vendimin per te kandiduar per deputet mbas votimit te antaresise se PD e kane tager vetem institucionet statuore te saj, Kryetari, Kryesia e Keshilli Kombetar, askush tjeter“, shkruan Shehu.
Sakaq ish-deputeti i djathtë ka vijuar duke thënë se ky votim ishte shumë i rëndësishëm për të, pasi sipas tij gjirokastritët “ashtu sic dine te te «hapin deren», dine edhe te ta «mbyllin ate»“.