Aventurës së Marcos Rojos te Manachester United duket se i ka ardhur fundi. Mbrojtësi nuk preferohet nga trajneri Ole Gunnar Solskjær, i cili në 22 javë kampionat e ka aktivizuar vetëm 3 herë argjentinasin. Për këtë arsye 29-vjeçari do të largohet gjatë muajit janar nga “Djajtë e Kuq”.
Sipas medieve angleze mbrojtësi me shumë mundësi do të transferohet në Turqi, ku skuadra e Fenerbahces e kërkon me insistim. Kontrata e Rojos me klubin nga “Old Trafford” skadon në vitin 2021.