Vendimi i ri i Këshillit të Ministrave për shpërblimet e sportistëve elitarë ka penalizuar kampionin e Europës në stilin e shkëputjes në peshëngritje, Daniel Godelli. Edhe pse shtangisti mori medaljen e artë dhe ngriti flamurin shqiptar në podiumin e Kampionatit Europian të Peshëngritjes, nuk do të marr asnjë lek. Sipas vendimit më të fundit të Këshillit të Ministrave, duhet të kesh fituar medalje në dygarësh që të përfitosh shpërblim financiar.
Me fat ka qenë Erkand Qerimaj, i cili do të përfitojë dhjetë milionë lekë të vjetra pas vendit të tretë në dygarësh që arriti dje në Split të Kroacisë. Por shpërblimi do t’i jepet vetëm kur të mbërrijnë përgjigjet e kontrollit antidoping. Asnjë pritje zyrtare për medalistët e peshëngritjes. Ndoshta kjo nisur edhe nga precedenti i mëparshëm, kur u pritën si heronj në aeroport, por më pas rezultuan pozitivë në kontrollin antidoping.
U shpall kampion Europe, por shteti nuk jep premio për Godellin
Leave a comment