Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj ka sqaruar arsyen e largimit nga detyra të zëvendëses të saj, Belinda Ikonomi.
Në një postim në Facebook, zv.ministrja Ikonomi teksa poston foto me të zbulon se ish-zv.ministrja do të largohet nga vendi.
“Një falënderim të veçantëpër Zv.Ministren Ikonomi, për kontributin e dhënë për disa nga reformat kryesore në dobi të biznesit dhe nxitjes së investimeve në vend.
Me largimin jashtë vendit për t’iu bashkuar familjes, Belinda, lë pas një marrëdhënie të përmirësuar me biznesin dhe në finalizim një sërë nismash pro sipërmarrjes të filluara vitin e shkuar. Suksese të mëtejshme Belinda!,“-shkruan ministrja.