Këngëtarja shqiptare me famë botërore dje ishte e rrethuar nga miqtë dhe familjarët në ditën më të rëndësishme të saj, shkruan lajmi net.
Ajo pranoi urime dhe befasi të shumta, me ç’rast festa kishte zgjatur pothuajse tërë natën në Spanjë. E ajo që e karakterizoi artisten Lipa ishte fustani i bardhë transparent në të cilin u shfaq tejet seksi.
Çmimi i fustanit të Duas është zbuluar nga faqja ‘Whattheywearin’, që ka një çmim marramendës ku ka vlerën hiç më pak se 4450 euro.
Sido që të jetë ata u argëtuan pafund dhe çdo gjë dukej të jetë e realizuar në mënyrë perfekte.