Shkup, 26 prill – BNJVL sot është organizata e vetme përmes së cilës autoritetet lokale në vend i ndërtojnë politikat e veta të përbashkëta dhe dalin në negociata me pushtetin qendror. Edhe më tutje të jemi unik si BNJVL. Ajo është rruga për të qenë më të fuqishëm në zhvillimin e procesit të decentralizimit të pushtetit, në përforcimin e stabilitetit financiar të komunave dhe sigurimin e vendimeve më adekuate ligjore për zbatimin e aktiviteteve tona.
Këtë e deklaroi sot kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov para fillimit të mbledhjes së dytë të Asamblesë së përgjithshme të BNJVL-së për nder të ditëlindjes së 46-të të Bashkësisë së njësive të vetëqeverisjes lokale të Republikës së Maqedonisë.
“Gjatë gjashtë muajve të shkuara, pas zgjedhjeve lokale, BNJVL realizoi takime me disa ministra dhe me kryeministrin Zaev ku morëm deklarata optimiste se fokusi do të vihet në procesin e decentralizimit. Kjo është me rëndësi për ne, por është shumë më me rëndësi që kryetarët e komunave dhe anëtarët e Këshillave të punojmë në evidentimin dhe grumbullimin e të gjitha të ardhurave të cilat me ligj janë konfirmuar që t’i marrin si vetëqeverisje lokale, ndërkaq e tëra me qëllim që të përmirësohet gjendja buxhetore e arkave komunale”, tha Shilegov.
Theksoi se përmes BNJVL-së do të insistojnë në mbështetje të komunave me llogari të bllokuara dhe borxhe, zhvillim të përshpejtuar të barabartë ekonomik dhe rajonal, mbështetje në ndërhyrjet infrastrukturore në nivel lokal.
Ministri i Vetëqeverisje Lokale, Suhejl Fazliu deklaroi se BNJVL tashmë 46 vite vepron me sukses si një nga organizatat më të rëndësishme. Ai theksoi se do të vazhdojnë së bashku me autoritetet loakle të punojnë në përforcimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e stabilitetit financiar të komunave.
Më 26 prill të vitit 1972 në Sallonin 19,19 në Shku u mbajt Asamblea themeluese e Bashkësisë së komunave dhe qyteteve të Maqedonisë. Prandaj kjo datë në Statutin e BNJVL-së është caktuar si “Ditë e komunave” dhe “Ditë e BNJVL-së”. Nismën që e dhanë kryetarët e kuvendeve të atëhershme të komujnave Kumanovë, Koçan, Ohër, Shkup dhe Tetovë u pranua nga përfaqësuesit e rreth tridhjetë komunave.