Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në një qytezë në Tajlandë. Një punëtor është rrëzuar në disa armatura të cilat i janë ngulur në shpinë dhe i kanë depërtuar në anën tjetër në gjoks, vetëm disa milimetra larg zemrës. Ai u dërgua menjëherë në spital, me kunjat e ngulura në trup. Pamjet janë të rënda ku shfaqet burri teksa vuan dhimbjet e hekurave. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, e po ashtu nuk dihet për fatin e punëtorit që e kishte pësuar keq, i cili po punonte në një objekt në ndërtim.