U rrëmbye 44 vjet më parë në Itali/ Nëna e tij e bindur: Ai është sheiku Mohammed Al Habtoor

579

Mauro Romano ishte vetëm gjashtë vjeç, kur u rrëmbye në Salento në 1977, 44 vjet më parë. Por nëna e tij nuk ka ndaluar kurrë së kërkuari atë, dhe tani ajo mendon se e ka gjetur atë pasi mendon se ai mund të jetë Sheik Mohammed Al Habtoor, 52 vjeç (dhe mosha përkon pak a shumë), djali i manjatit Khalaf Al Habtoor.

Bianca Colaianni, nëna e Mauro që mund të jetë bërë një sheik tha se ajo ka shpresa se ai mund të jetë djali i saj pasi e ka njohur nga dy shenja të dallueshme në vetull dhe në dorën e djathtë.

Padyshim që shenjat nuk janë të mjaftueshme pasi është e nevojshme që të bëhet ekzaminimi i ADN-së, por emiri deri më tani ka refuzuar t’i nënshtrohet këtij testi. Familja Romano, megjithatë, nuk ka ndërmend të heqë dorë: ata do të shkojnë personalisht në Dubai për të kryer ekzaminimin përmes ndërmjetësimit të autoriteteve konsullore. Romano u zhduk në Racale (Lecce), më 21 qershor 1977. Sipas hetimeve, rrëmbyesi i pretenduar është një ish berber 79-vjeçar, një mik i familjes të cilën Mauro e quante ‘xhaxha’ dhe i cili në ditën e zhdukjes së tij, e mori dhe e dorëzoi te dy individë, të panjohur deri më sot. Sipas prokurorisë dy individët e morën vogëlushin me forcë, duke bërë që të gjitha gjurmët e tij të zhdukeshin.