U raportua i vdekur, 32-vjeçari zgjohet në tryezën e morgut

401

Një burrë nga Kenia që gabimisht ishte raportuar i vdekur është kthyer në jetë të martën, ndërsa ndodhej në tryezën e morgut, ku trupi do të përgatitej për funeralin.

Peter Kigen, 32 vjeçar, i shokoi punonjësit e morgut pasi bërtiti, në momentin që ata bënë një prerje në këmbë gjatë punës së tyre.

Kigen ishte shtruar në spital sepse kishte humbur ndjenjat për shkak të përkeqësimit të një situate me stomakun. I vëllai tha për mediat se një infermiere i kishte thënë që Peter kishte vdekur përpara se të arrinte në spitalin “Kapkatet”.

Thuhet se një nga punonjësit e morgut injektoi formalinë për ta ruajtur trupin, ndërkohë që ai ishte zgjuar dhe kishte nisur të qante nga dhimbja.

Familja e akuzoi spitalin për neglizhencë.