Ylli i Borusia Dortmundit dhe Anglisë Xhejdën Sanço është gjobitur nga Federata Gjermane e Futbollit pasi u publikuan fotot ku ai po qethej në shtëpi pa maskë duke shkelur rregullat e protokollit shëndetësor kundër përhapjes së koronavirusit.
20-vjeçari së bashku me shokun e skuadrës Manuel Akanxhi janë penalizuar nga autoriteti i futbollit gjerman.
Veprimi i dy futbollistëve të skuadrës verdhezi ngjalli kritika nga tifozët, por zyrtarët e klubit të Borusia Dortmundit këmbëngulin se Sanço dhe Akanxhi nuk kanë shkelur protokollin shëndetësor.