Të gjitha nënat të cilat do të kryejnë lindje në Shkup prej sot, në afat prej 48 orëve, nëse dëshirojnë para se të lëshohen nga reparti i lindjeve, mund për fëmijën të marrin certifikatë nga libri amë i të lindurve. Kusht është të bashkangjisin letërnjoftimet e dy prindërve, të cilët duhet të kenë caktuar emrin e fëmijës. Këtë e mundëson projekti “Mirë se vjen bebe”, të cilin Ministria e Shëndetësisë sot e promovoi në Klinikën universitare për gjinekologji dhe akusheri.
Me atë rast, ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari dhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot e vizituan këtë institucion publik shëndetësor. Taravari theksoi se bëhet fjalë për punë e cila ndoshta është shumë e thjeshtë, por shumë e rëndësishme. “Të gjithë ne që kemi fëmijë e dimë se ajo është procedurë pas lindjes, të shkohet në MPB, në Minsitrinë e Drejtësisë të nxirret ekstrakti i lindjes për fëmijën, ndërkaq tani këtë mund ta marrin në spital. prindërit të cilët nuk kanë caktuar emër të fëmijës, atëherë certifikatën nga libri amë i të lindurve mund ta marrin në procedurë normale”, theksoi Taravari.
Shtoi se shërbimi prej 1 shtatorit do të jetë i kapshëm në të gjitha 18 spitalet e lindjes në Maqedoni. Projekti vendoset në bashkëpunim me “Termini im”, Minsitrinë e Punëve të Brendshme dhe Minsitrinë e Drejtësisë-Drejtorinë për udhëheqje të librave amë, të cilët ministri i falënderoi. Ministri Spasovski tha se me projektin do të lehtësohet procedura me qëllim që prindërit të mos enden nëpër institucione, por gjatë lëshimit nga spitali i lindjes ta marrin certifikatën e lindjes nga libri amë i të lindurve për fëmijën e vet nëse për atë e kanë dokumentacionin e duhur dhe nëse shprehin dëshirë.
“Ka mënyra, mjete, resurse njerëzore, teknologji të cilën e vendosëm në funksion. Prej 1 shtatorit do ta realizojmë edh enë qytetet e tjera në Republikën e Maqedonisë si një lehtësim. Shpresoj se duhet të jetë shtytje edhe për të gjitha institucionet e tjera në Republikën e Maqedonisë të bëjmë projekte të cilat di të jenë në interes të qytetarëve dhe të cilat do t’ua lehtësojnë nevojat e çdoditshme”, shtoi Spasovski.