Kur koncentrimi i grimcave PM10 në ajër është mbi 100 mikrogramë në metër kub në dy ditë të njëpasnjëshme duhet të kufizohet lëvizja dhe aktivitetet në hapësirë, posaçërisht e fëmijëve, të sëmurëve kronikë, e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare, me diabet, të atyre që kanë përjetuar sulm në tru dhe të gjithë atyre të cilët angazhimin profesional e kryejnë në vende të hapura. Qytetarët duhet të hanë ushqim i cili përmban antioksidanse, perime dhe fruta, ndërsa të sëmurët kronikë rregullisht duhet ta marrin terapinë e përshkruar.
Këto janë disa nga masat dhe rekomandimet lidhur me ndotjen e ajrit, për të cilat sot në konferencë për shtyp foli ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili theksoi se lufta kundër ndotjes së ajrit është një nga prioritetet e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Mjedisi cilësor dhe i shëndetshëm jetësor, theksoi, është një ndër parakushtet themelore për jetë cilësore të të gjithë qytetarëve.
Ai përkujtoi për masat të cilat ishin rekomandim nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor lidhur me atë të shfrytëzohet transporti publik, automjetet të mos shfrytëzohen pa nevojë të madhe, më shumë persona të voziten me një automjet, të mos shfrytëzohet vaj i mbetur i djegur për ngrohje të hapësirave, mbetje të llakuara apo të ngjyrosura nga druri, metali, stiropori, ambalazhi pet, copë gome ao material tjetër sintetik dhe stufat të përdoren në mënyrë të rregullt.
“Jemi të vetëdijshëm se ky problem po zvarritet me vite. Gjatë muajve të dimrit ka ndotje tejet të madhe të ajrit, posaçërisht në disa qytete dhe me atë rast janë të goditur disa grupe të rrezikuara. Nëse koncentrimi i grimcave PM në ajër tejkalon 200 mikrogramë në metër kub, do të dalim me masa plotësuese, ndërkaq në kuptim të lirimit nga obligimet e punës për gratë shtatzëna, personat më të vjetër se 60 vjeç, personat me sëmundje kronike, para së gjithash me sëmundje të mushkërive, asmë, personat me infarkt të pëjetuar miokardik apo goditje në tru edhe pa marrë parasysh moshës do të rishqyrtohet edhe riorganizimi i orarit të punës”, tha Filipçe.
Potencoi se në këtë moment po i bëjnë përgatitjet e fundit për fillim të procedurës për furnizim të maskave mbrojtëse të cilat do t’u ndahen të sëmurëve kronikë dhe grupeve të tjera të qytetarëve.
“Duhet të furnizohen rreth 50.000 maska. Me sektorin për mbrojtje primare dhe spitalore në Ministri po punojmë në gjetjen e mënyrës më prakatike dhe më të mirë se si të ndahen ato”, tha Filipçe dhe shtoi se menjëherë kur do të furnizohen me to, do t’i ndajnë.
Mjeku Dragan Gjorgjev nga Instituti për shëndet publik tha se duhet të evitohet aktiviteti fizik në vende të hapura, ndërsa fëmijët, të sëmurët kronikë dhe personat e moshuar, duhet ta përmirësojnë imunitetin, i cili është i rëndësishëm në përballjen me infeksionet të cilat shtresohen për shkak të ndotjes së ajrit. Theksoi se duhet të evitohen tubimet masive.
“Instituti për shëndet publik vendosë metodologji më bashkëkohore në përdorimin e treguesve statistikorë nga Enti për statistika për vdekshmërinë dhe nga institucionet shëndetësore për sëmundjet”, shtoi Gjorgjev.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve lidhur me atë se çka është bërë që të pakësohet ndotja, Filipçe tha se bëhet fjalë për problem i cili po zvarritet me vite dhe se janë të vetëdijshëm se për të pasur efekt dhe rezultate të vërteta, duhet të fillohet me punë.
“Kjo Qeveri po e bën mu atë dhe si një nga prioritetet e vendosi luftën kundër ndotjes së ajrit dhe propozohen një sërë masash për atë se si të fillohet në mënyrë që të ndikohet ndaj shkaktarëve. Si Ministri e Shëndetësisë kemi obligim të tregojmë edhe nga aspekti profesional. Jemi të vetëdijshëm që ky është problem tashmë disa vite. Në këtë moment, kur në mënyrë të drejtpërdrejtë po përballemi me këtë problem, ne si Minsitri e Shëndetësisë dhe Institut për shëndet publik me të vërtetë nuk mund të bëjmë asgjë më shumë përveç se të dalim me masa dhe këshilla për qytetarët. Po ndërmarrim maksimalisht gjithçka që mundemi”, shtoi Filipçe.