Shkup, 21 shtator – Kryetari Shilegov dhe drejtori i NP“Parqe dhe gjelbërimi”ArdijanMuça, sot morën pjesë në promovimin e sipërfaqes së re të gjelbër publike – parkut të ri në rrugën “Dizhonska” në komunën e Çairit. Gjelbërimi mbetet në krye të listës së prioriteteve të Qytetit të Shkupit. E kemi rikonstruktuar parkun në rrugën “Dizhonska” në sipërfaqe prej 5,860 metra katrorë. Rikonstruktimi ka përfshirë rregullimin hortikulturor të sipërfaqes së gjelbër publike, largimin e mbetjeve dhe ngritjen e barit të ri. Gjithashtu, u instalua rrjet i ri hidrant me sistem për ujitje me spërkatëse, ku u instaluan -pop ap- spërkatëse – tha Shilegovi.