Michael Emenalo jep dorëheqjen nga posti i drejtorit teknik të Chelsea-t, pasi e mbajti për plot 10 vitë këtë detyrë. Edhe pse klubi londinez ende nuk ka dalë me një komunikatë zyrare, mediat angeleze janë të sigurta për vendimin e marrë nga 52-vjecari, i cili pritet t’i bashkohet Monacos për të njëjtën detyrë.
Presidenti Roman Abramovich e vlerësonte shumë Emenalon, pasi gjatë 10 viteve të fundit falë edhe intuitës së drejtorit teknik, Chelsea kishte fituar tre tituj të Premier League-s, një FA Cup dhe një Kupë të Ligës. Dorëheqja e tij duket se ka ardhur nga përplasja me Antonio Conten për cështjen e David Luiz, i cili u dërgua në tribunë në sfidën e fituar me Manchester United në “Stemford Bridge”, duke hedhur dyshime për të ardhmen e brazilianit te “blutë” e Londrës.