U përfshi nga zjarri klubi i lundruesve me kaike në Matkë të Poshtme

Shkup, 22 mars – Në klubin e lundruesve me kaike në Matkë të Poshtme mbrëmë shpërtheu zjarr me ç’rast është shkaktuar dëm material prej rreth 180 mijë denarëve.

Zjarri është paraqitur në Brigadën territoriale zjarrfikëse të Qytetit të Shkupit në orën 19:05, ndërsa është intervenuar deri në orën 20:45. Në terren janë dërguar pesë zjarrfikës me dy automjete.