Shkup, 11 janar – Ministria e ekologjisë kumton se i ndërprenë masat për alarmim, njofton Koha.
Për shkak të asaj që dy ditë, sipas të dhënave nga Sistemit monitorues shtetëror automatik për matjen e kualitetit të ajrit, koncentrimi i PM10 grimcave është nën pragun definues alarmues, prej sot ndërpriten masat e jashtëzakonshme kundër ndotjes së ajrit, kumton Ministria e Ekologjisë. Me këtë nënkuptohet se prej nesër (e enjte) 11.01.2018 masat ndërpriten.
Në përputhje me të dhënat nga Sistemi shtetëror monitorues automatik për cilësinë e ajrit më 09.01.2018, përqendrimet ditore të PM10 janë nën pragun e përcaktuar të alarmit (përqendrimet mesatare ditore mbi 200 μg / m3 të paktën në dy pika matëse në Shkup dhe parashikim stabil i motit). Në të vërtetë, përqendrimi mesatar ditor i PM10 prej 200 μg / m3 është tejkaluar vetëm në një pikë matëse në Shkup, andaj ndërpritet episodi me pragun e tejkaluar të alarmit, që do të thotë se masat shfuqizohen prej sot (e enjte) 11.01.2018.