Është një nga skuadra më me histori në Spanjë, por sezoni i ri i gjen me një ndryshim befasues.
Ndryshe nga 109 vitet e saj të ekzistencës, vijat në fanellë nuk do të jenë vertikale por horizontale. Bëhet fjalë për Deportivon La Coruan, që në sezonin e ri do të garojë në La Liga.
Stili ishte modifikuar në të shkuarën, me vijat karakteristike që kishin pësuar ndryshime në gjerësinë e tyre, por nuk ka pasur ndryshime aq drastike sa kjo e këtij viti.
Në transfertë, ata do të veshin të bardhën klasike me të mbathura blu, ndërsa e treta do të jetë plotësisht e gjelbër.