Shkup, 19 maj – Ministria e Ekonomisë sot i nënshkroi marrëveshjet me investitorët për ndërtim të termocentraleve fotovoltaike në tokë private për tenderin e publikuar vitin e kaluar për ndarjen e premive për energji elektrike të prodhuar nga termocentralet fotovoltaike. Prej sot do të fillojë ndërtimi i disa prej tyre, informoi ministri dikasterial Kreshnik Bekteshi.
“Me sukses e realizuam tenderin për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë private që nënkupton fillim të një cikli të ri të investimeve në pjesën e burimeve të ripërtërishme të energjisë. Në tenderin e publikuar vitin e kaluar në gusht ishin dorëzuar 44 oferta dhe pas evaluimit komplet të realizuar dhe afatet për ankesa u konfirmua se prej 27 megavatë të ofruar janë nënshkruar marrëveshje për të drejtë të shfrytëzimit të premisë për gjithsej 21 megavat në 29 lokacione nëpër gjithë shtetin me gjithsej 23 investitorë në 16 komuna”, tha Bekteshi në konferencën e sotme për media në Qeveri.
Precizoi se thirrja publike ishte ndarë në katër pjesë varësisht hapësirës së tokës.
“Në pjesën e parë prej 0 deri 200 kilovatë janë nënshkruar shtatë marrëveshje për kapacitet të instaluar prej 800 kilovatë. Për pjesën e dytë prej 201 deri 500 kilovatë janë nënshkruar gjashtë marrëveshje për të instaluar kapacitet prej 2,4 megavatë. Për pjesën prej 501 deri 1.000 kilovatë është janë nënshkruar 12 marrëveshje për kapacitet të instaluar prej 10 megavatë, ndërsa për pjesën e katërt prej 1.001 deri 3.000 kilovatë, gjegjësisht prej 1 deri 3 megavatë janë nënshkruar katër marrëveshje për kapacitet të instaluar prej 8,16 megavatë. Të gjithë investitorët do të kenë afat prej tre viteve që të përfundojnë ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike dhe pas lëshimit në përdorim do të nënshkruajnë marrëveshje për shfrytëzim të premive në kohëzgjatje prej 15 viteve”, theksoi Bekteshi dhe shtoi se kjo do t’i kushtojë shtetit rreth 420.000 euro në nivel vjetor për të gjitha marrëveshjet, përfshirë edhe marrëveshjet për ndërtim të termocentraleve fotovolatike në tokë shtetërore, varësisht nga prodhimtaria e energjisë elektrike.
Përkujtoi se në tenderin për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike në tokë shtetërore, për shkak të interesimit të madh, ne vend që shteti të paguajë premi mori afro tre milionë euro në Buxhet nga kompanitë të cilat i nënshkruan marrëveshjet.
“Kjo do të thotë që paratë nga toka shtetërore do të mbulojnë shpenzimet për shtatë vitet e ardhshme për premitë në tokë private dhe shtetërore”, tha Bekteshi, duke shtuar se marrëveshjet e nënshkruara për ndërtimin e fotovoltaikëve do të ndërtojnë gjithsej 56 megavat të BRE-së në shtet dhe në tokë private, ndërsa EMV, siç tha ai, ka nënshkruar tashmë një marrëveshje për ndërtimin e 10 megavatëve në TEC Oslomej, në shkurt shpalli n tender për ndërtimin e 100 megavat shtesë në të njëjtin vend dhe planifikon të ndërtojë 20 megavatë në REK Manastir që gjithsej është një investim ciklik prej mbi 120 milionë euro.
Ai theksoi se Ministria e Ekonomisë mbështet aktivitete për promovim të BRE dhe nxitjen e efikasitetit energjetik me qëllim realizimin e qëllimeve të hartuara për pjesëmarrje të BRE janë konfirmuar në dokumentet strategjike në drejtim të arritjes së qëllimit kombëtar për kursim të energjisë.
“Një nga qëllimet kryesore të politikës energjetike në vend është inkurajimi dhe mbështetja e investimeve private për ndërtimin e objekteve energjetike me BRE. Ky është investim në energjinë e gjelbër për kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Edhe gjatë pandemisë globale me KOVID-19, e cila shkaktoi një krizë ekonomike kudo, Ministria e Ekonomisë nuk u ndal me realizimin e projekteve të saj që nënkuptojnë jetë më të mirë dhe më cilësore” theksoi Bekteshi.