Mesfushori i njohur Felipe Melo, i ka befasuar të gjithë me reagimin e tij, teksa u ndëshkua me karton të kuq, në minutën e 77-të të sfidës kundër Gremios e vlefshme për Copa Libertadores.
Mesfushori brazilian, i cili shquhet për ndërhyrjet e tij të ashpra, ka shpërthyer në lot, në momentin që gjyqtari i ka treguar kartonin e dytë të verdhë, teksa u desh të ngushëllohej nga shokët e skuadrës për t’u larguar nga fusha e lojës.
Një reagim tepër i çuditshëm, pasi Melo është nga ata futbollistë, të cilin jemi mësuar shpesh ta shikojmë duke dalë nga loja me karton të kuq.