Shkup, 11 mars – Nga marrja në pyetje në Prokurorinë Speciale Publike, anëtari i VMRO-DPMNE-së, Llazar Nastevski nga Koçani, e kishte kuptuar në se në fushatat zgjedhore në vitin 2011 dhe 2013, për këtë parti politike dy herë kishte donuar 60 mijë denarë.
Duke u rrëfyer në Gjykatën Penale, ai tha se përmes bankës ka kryer disa pagesa për partinë politike VMRO-DPMNE. Në mënyrë shtesë ky dëshmitar sot theksoi se në shtabin e partisë kishte nënshkruar një fletëpagesë vetëm në grafin e emrit dhe mbiemrit, gjegjësisht të dhëna personale, dhe e kishte lënë aty.
“Nuk më kujtohet se me kërkesë të kujt ishte kjo. Në shtab asnjë nga të pranishmit në gjykatë nuk ishte”, tha dëshmitari.
Në seancën e sotme gjyqësore për rastin “Titanik” dëshmoi edhe Elida Keckarovska nga Shkupi, e cila para Këshillit Gjyqësor tha se është e papunë, gjegjësisht se asnjëherë nuk ka qenë e punësuar dhe se asnjëherë për asnjë parti politike nuk ka donuar, asnjë denar.
“E di se ekziston një fletëpagesë në vlerë prej 60 mijë denarë të paguar për fushatën zgjedhore të VMRO-DPMNE-së në vitin 2011. Por ajo fletëpagesë nuk është e imja. Për këtë morra vesh kur u thirra në PSP, ata ma treguan fletëpagesën në formën origjinale”, deklaroi dëshmitarja Keckarovska, e cila shtoi se me asnjë nga të akuzuarit nuk njihet.
Në ndërkohë në gjykatë u shfaq edhe dëshmitarja Aneta Karovçeva nga Shkupi, e cila si edhe dëshmitarja paraprake tha se për herë të parë e kishte kuptuar se është në listën e donatorëve për partinë politike VMRO-DPMNE, kur ishte thirr në PSP.
Seanca e ardhshme gjyqësore për lëndën “Titanik” është caktuar për më 13 prill.
Këtë rast për parregullsitë në zgjedhje e përfaqëson prokurorja Lila Stefanova, përderisa procesin gjyqësor e udhëheq gjykatësi Osman Shabani.
Në “Titanik”, përveç ish kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ishte në arrati, janë të akuzuar Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkovska Boshkovski, Ilia Dimovski, Munir Pepiç, Edmond Temelko, Kiril Todorovski dhe të tjera. Ata janë të dyshuar për shoqërim kriminel, shkelje të të drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votim, shkatërrim të materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.